Policia në Prizren ka njoftuar se pas një pune operativo-taktike dhe një informate inteligjente ka arritur që të arrestojë personin e kërkuar E.XH, mashkull, kosovar, i datëlindjes 1977.
Sipas njoftimit nga policia thuhet se ky person po kërkohej ne bazë të urdhëresë me shkrim të Gjykatës Themelore në Prizren.
“I dënuari kërkohej për veprën penale ‘Shkaktimi i Rrezikut te Përgjithshëm”, “Mbajtja ne pronësi, kontroll dhe posedim te paautorizuar te armeve” si dhe veprën penale “Vrasje ne Tentative”. Me vendim te gjykatës dërgohet në vuajtjen e dënimet me kohe zgjatje prej 4 vite e 100 ditë burg”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/