Telegrafi

Po kërcenin së bashku, ky është momenti kur vajzat në Brazil bien në një gropë pas shembjes së betonit

Disa vajza ishin me fat që shpëtuan vetëm me gërvishtje të vogla pasi kanë rënë në një gropë në oborrin e një shtëpie në qytetin verilindor brazilian të Alagoinhas.

Pamjet e incidentit të frikshëm tregojnë gratë duke formuar një rreth të vogël me krahët e tyre që kishin vendosur njëra pas tjetrës derisa kërcenin me një këngë në një festë ditëlindjeje të shtunën.

Zona prej betoni u shemb papritur dhe i bëri ata të bien në një gropë, transmeton Telegrafi.

Gabriela Carvalho, 38-vjeçare, tha se ato e ndjenë se toka u tund në shtëpinë e gjyshes së saj, por nuk i kushtuan shumë vëmendje derisa vazhduan të kërcenin.

“Pastaj, ramë brenda, atëherë kuptova seriozitetin e situatës”, tha ajo.

Carvalho ndjeu për një sekondë të shpejtë se ata do të binin më tej në gropë. /Telegrafi/