Disa vajza ishin me fat që shpëtuan vetëm me gërvishtje të vogla pasi kanë rënë në një gropë në oborrin e një shtëpie në qytetin verilindor brazilian të Alagoinhas.
Pamjet e incidentit të frikshëm tregojnë gratë duke formuar një rreth të vogël me krahët e tyre që kishin vendosur njëra pas tjetrës derisa kërcenin me një këngë në një festë ditëlindjeje të shtunën.
Zona prej betoni u shemb papritur dhe i bëri ata të bien në një gropë, transmeton Telegrafi.
Gabriela Carvalho, 38-vjeçare, tha se ato e ndjenë se toka u tund në shtëpinë e gjyshes së saj, por nuk i kushtuan shumë vëmendje derisa vazhduan të kërcenin.
“Pastaj, ramë brenda, atëherë kuptova seriozitetin e situatës”, tha ajo.
Carvalho ndjeu për një sekondë të shpejtë se ata do të binin më tej në gropë. /Telegrafi/