Një adhurues i flaktë i legjendës së Rock n’ Rollit, Elvis Presley, po filmonte veten kur në mënyrë të befasishme policia u fut në dhomën e tij për ta arrestuar.
Ai po transmetonte gjithçka live, kur Dean Holland, 46-vjeç nga Leeds u kap nga policia nën akuzën se ka ushtruar dhunë në familje, transmeton Telegrafi.
Holland po këndonte me mikrofon në dorë dhe dëgjuese në vesh, duke mos e ditur se në derën e tij po trokisnin policët për më shumë se 20 minuta.
Me kalimin e kohës, policët kanë humbur durimin dhe janë futur me forcë në apartament duke ia lënë në gjysmë “performancën”.
Por ai në vend se të dorëzohej fillimisht tenton t’i vërsulet policit, por zmbrapset kur e kupton se kishte edhe zyrtarë tjerë policorë brenda. /Telegrafi/