Telegrafi

Po kalonte me motoçikletë afër një objekti që po ndërtohej, indianit i bie në kokë një strukturë e hekurt – shpëton mrekullisht (Video, +18)

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një motoçiklist përplaset për tokë pavetëdije, kur një strukturë e hekurt i bie mbi kokë derisa po kalonte nëpër një zonë ku po kryheshin ndërtime.

Videoja është filmuar në zonën Sultanpet të Bangalore, Indi, ku 38-vjeçari i identifikuar si Chandan rrëzohet në tokë nga goditja e fortë e strukturës së hekurt që i bie mbi kokë, transmeton Telegrafi.

Në video shfaqen kalimtarët e rastit duke kaluar në po të njëjtën rrugë, por që nuk e patën fatin e njëjtë sikurse motoçiklisti që i fluturoi helmeta në tokë nga goditja e fortë.

Për fat të mirë Chandan i ka shpëtuar më të keqes, pasi u dërgua me urgjencë në spital për tretman. Ndërkaq policia indiane ka njoftuar se kanë filluar të hetojnë rastin dhe pronarin e kompanisë ndërtimore. /Telegrafi/