Julian Brandt është rikthyer në formën e tij më të mirë këtë edicion me Borussia Dortmundin.
Mesfushori gjerman po kalon sezonin më të mirë që prej transferimit në Dortmund në vitin 2019, pasi kishte shumë ulje ngritje.
Këtë edicion Brant ka zhvilluar 31 ndeshje në të gjitha garat duke realizuar nëntë gola e duke asistuar në pesë të tjerë.
Brandt ka kontratë deri në verën e vitit 2026 me Dortmundin dhe ende nuk ka pranuar rinovimin.
Kjo ka bërë që skuadrat e mëdha angleze të vihen pas tij, pasi Arsenal dhe Tottenham Hotspur duan transferimin e tij në Ligën Premier.
Sport Bild ka raportuar për interesimin e dy gjigantëve londinez për Bradnt i cili po mendon deri në fund të sezonit për të marrë një hap, të vazhdoj kontratën me BVB apo të largohet në drejtim të kampionatit anglez.
26-vjeçari është ende në dyshim pasi e tundon transferimi në Angli, megjithatë nuk përjashtohet mundësia edhe të vazhdoj kontratën me Dortmundin, kontratë të cilën e ka në tavolinë deri në vitin 2028.
Në rast se vendos të largohet, atëherë Dortmund synon të fitoj rreth 50 milionë euro për ta lënë të lirë reprezentuesin gjerman. /Telegrafi/