Site icon Telegrafi

Po kalon nëpër formë fantastike, Arsenali mendon transferimin e Endri Çekiçit

Arsenal (Foto: Alex Morton/Getty Images/Guliver)

Numri i futbollistëve shqiptarë te Arsenali mund të rritet që nga kjo verë.

Skuadra e madhe angleze po interesohet për transferimin e sulmuesit anësor Endri Çekiçi.

Reprezentuesi shqiptar ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e klubit slloven NK Olimpija Ljubljana.

Endri Çekiçi

23-vjeçari ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në tre të tjerë në 25 ndeshje të luajtura.

Ka qenë mediumi slloven ‘24ur’ që ka zbuluar se Arsenali po interesohet për transferimin e yllit shqiptar.

Çekiçi vitin e kaluar u transferua në kampionatin slloven pas përvojës me Dinamo dhe Lokomotivën e Zagrebit.

Arsenali e ka përcjellë për një kohë të gjatë lojtarin dhe synojnë transferimin e tij, pasi largimi i Çekiçit mund të bëhet për një shumë rreth katër milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version