Reperi 50 Cent ka lënë të nënkuptohet se do i japë fund karrierës së tij muzikore.
Pretendohej që albumi i tij i ri të publikohej në vitin 2011, por ende nuk ka dalë asgjë në treg.
Reperi është i vendosur ta përfundojë këtë projekt por ka treguar se nuk e ka në plan të punojë më pas publikimit të këtij albumi, transmeton albeu.
41-vjeçari ka shpjeguar gjithashtu se ndonjëherë lodhet duke luajtur muzikën e tij të vjetër gjatë koncerteve. /albeu/ Telegrafi/