Telegrafi

Po inspektonte pajisjet e alpinizmit, i riu rrëzohet nga 10 metra lartësi në tokë, shpëton mrekullisht (Video, +18)

Punonjësi i një qendre të adaptuar të alpinizmit është me fat që është gjallë, pasi është rrëzuar në tokë nga 10 metra lartësi pasi nuk kishte bartur me vete litarin e sigurisë.

26-vjeçari po inspektonte pajisjet në fund të ditës, kur u rrëzua me fytyrë në tokë nga 10 metra lartësi, transmeton Telegrafi.

Pamjet amatore të publikuar më poshtë, shfaqin të riun i cili në një moment rrëshqet dhe rrëzohet në tokë.

I riu i identifikuar vetëm si Huang, ishte ngjitur për të kontrolluar pajisjet, por në një moment rrëshqiti dhe përfundoi në tokë dhe atë në prezencë të punëtorëve tjerë.

Por është interesant se si një koleg i tij vrapon për ta kapur, por dështon. Si rezultat i rrëzimit ai ka mbetur pa vetëdije, por pasi u dërgua me urgjencë në spital, gjendja e tij shëndetësore u stabilizua dhe është jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/