Telegrafi

Po ikte nga policia, qytetari ndalë veturën në mes të rrugës për ta kapur të dyshuarin në Oklahoma – publikohen pamjet e këtij momenti

Policia në Tulsa, Oklahoma, kanë falënderuar një qytetar që asistoi ne kapjen e një personi të dyshuar.

“I duam qytetarët dhe i falënderojmë për mbështetjen që e marrin nga ata, e ky është një rast që e përshkruan më së miri mbështetjen që e marrim nga ta”, u tha nga departamenti i policisë në Tulsa.

Një polic që kishte të vendosur kamerën në uniformën e tij, shfaq momentin kur i vihet pas të dyshuarit Miguel Hernandez që po tentonte të ikte, transmeton Telegrafi.

Ai fillimisht ishte ndalur nga policia derisa ishte i shoqëruar nga një femër, e kur filluan ta marrin në pyetje ai i gënjeu për identitetin.

Në një moment filloi të vraponte dhe kështu ata iu vunë pas. Por një qytetar kur e pa situatën e tensionuar, ndali veturën në mes të rrugës për ta kapur të dyshuarin.

Kalimtari i rastit arriti ta rrëzojë në tokë, duke i dhënë mjaftueshëm kohë policëve që iu vënë pas dhe e prangosën. /Telegrafi/