Një burrë nga Virginia Perëndimore është shtypur nga vetura e tij, derisa vetura e tij ishte në lëvizje ai doli dhe duke e kërcyer për të ikur nga policia, përfundoi nën rrota.
Sipas raportit të policisë në Fairfa, 30-vjeçari Isac Bonsu nuk është lënduar, por është arrestuar për ngasje nën ndikim të lëndëve narkotike, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar më poshtë Bonsu shihet duke dalur nga vetura në periferi të Washingtonit.
Por, duket se kishte harruar të ngre frenin e dorës, dhe siç mund të shihet derisa vrapon vetura e godet dhe e fut nën rrota. Por, mrekullisht ngritet në këmbë dhe vazhdon të vrapojë.
Pas një ndjekje disa sekondëshe, ai arrestohet nga policia të cilët gjithashtu njoftuan se ai ishte i armatosur në ato momente. /Telegrafi/