Site icon Telegrafi

Po i vjen fundi serisë “Game of Thrones”

Drejtuesit e serisë së famshme televizive “Game Of Thrones”, David Benioff dhe DB Weiss, kanë konfirmuar se janë shumë afër fundit të projektit të tyre.

Në një intervistë për revistën “Variety” ata kanë thënë se “ia dimë fundin serisë”, por shtuan se ende nuk e dinë se si do të shkojnë deri te fundi.

“Ne e kemi një ide përfundimtare se sa do të zgjasë dhe ne jemi duke shkuar atje. Ne sapo kemi filluar krijimin e episodeve të sezonit të gjashtë. Unë mendoj se jemi duke shkuar kah fundi”, ka thënë Benioff, transmeton Koha.net.

“Ne mund të vazhdojmë edhe për katër vjet dhe kemi një tregim të mirë, por ky është një tregim me fillim, mes dhe fund. Ne e dimë fundin dhe jemi duke iu afruar”, ka thënë veç të tjerash Benioff. /Telegrafi/

Exit mobile version