Site icon Telegrafi

Po hynte në Shqipëri, “turistja” britanike kapet me 22 mijë funta të padeklaruara

Një shtetase britanike që po hynte në Shqipëri, është ndaluar në pikën kufitare të Rinasit, pasi u kap me një shumë të padeklaruar monetare.

Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 21 900 funta, të cilat ishin të padeklaruara.

Sipas raportimit të strukturave doganore, gjatë kontrollit në vijën e dytë, të pasagjerëve që vinin nga Britania e Madhe, konstatuan se shtetasja britanike me inicialet J.R.B, kishte të padeklaruara një sasi përkatësisht prej 21 900 funta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë”.

Exit mobile version