Site icon Telegrafi

Po hetohet rasti i polices, të cilën e denoncoi një qytetare e Prishtinës

Policia e Kosovës (PK) ka sqaruar opinionin publik lidhur me shkrimet e publikuara të premten, në disa mediume lidhur me ankesën e një qytetareje të Prishtinës ndaj një policeje të PK-së, që ka ndodhur gjatë shqiptimit të një gjobe bazuar në Ligjin Anti-COVID- 19.

“Lidhur me shkrimet dhe pretendimet e qytetares, Drejtoria për Hetime të Brendshme dhe Verifikim të së Kaluarës e PK-së, ka filluar trajtimin e rastit dhe varësisht nga të gjeturat gjatë hetimit do të ndërmerr veprime komfor udhëzimeve të brendshme administrative”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Telegrafi.
Më tej thuhet se Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore dhe trajtimin me prioritet të çdo ankese të qytetarëve ndaj zyrtarëve të PK-së.

“Po ashtu Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatim të ligjeve, përfshirë Ligjin Anti-COVID 19 dhe apelon tek të gjithë qytetarët që të respektojnë vendimet e institucioneve për të luftuar përhapjen e pandemisë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version