Pritjes po i vjen fundi. Dyqani zyrtar i Xiaomit do të hapet përfundimisht në Kosovë për të gjithë adhuruesit e teknologjisë.
Dita e shtunë, data 05.11.2022 – duhet të jetë e rezervuar për një ngjarje të madhe në botën e teknologjisë.
Të gjithë adhuruesit e telefonave, laptopëve, orëve të mençura dhe paisjeve smart tani do ta kenë një vend ideal për t’u pajisur me teknologji të avancuar dhe origjinale.
Bëhet fjalë për hapjen e madhe të Xiaomi Store apo dyqanit të parë zyrtar të Xiaomit në Kosovë.
Hapja pritet të bëhet nga ora 10:00 në qendrën tregtare Albi Mall, hyrja B.
Kjo nuk është e tëra, pasi në hapje do të ketë shumë befasi dhe çmime fantastike.
Xiaomi pritet t’i ketë plot 600 produkte me super-oferta.
Përveç kësaj, tre klientët e parë do të kenë mundësi të blejnë pajisje teknologjike për nga vetëm pak cent.
Klienti i parë do mund ta blejë telefonin për 1 cent, klienti i dytë një skuter elektrik për 2 cent dhe i treti një orë të mençur për 3 cent.
DOKU!