Site icon Telegrafi

“BE po i frikësohet zbrazjes së Kosovës nga liberalizimi i vizave”

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti tha se BE-ja nuk e ka kushtëzuar asnjë shtet për të marrë liberalizimin e vizave sikurse po bën me marrëveshjen e demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi, derisa, në anën tjetër, tha se evropianët po frikësohen nga ndonjë zbrazje e paplanifikuar e Kosovës.

Haliti tha se një gjë e tillë nuk është bërë as ndaj Malit të Zi, e as ndaj Sllovenisë dhe Kroacisë.

“Për demarkacionin nuk është kushtëzuar as Mali i Zi, as Sllovenia dhe Kroacia të cilat kanë probleme me përcaktimin e kufijve”, tha Haliti.

Ai në një intervistë për televizionin publik tha se BE-ja po ashtu po heziton edhe me liberalizimin e vizave për shkak se druhet se të ndodh ndonjë zbrazje e paplanifikuar e Kosovës.

“Për mua liberalizimi i vizave nuk është ideja që të udhëtojmë vetëm pa viza. Liberalizimi duhet të ndodh patjetër dhe duhet të ndodh shumë shpejt. Edhe evropianët po i frikohen ndonjë zbrazjeje të Kosovës në mënyrë të paplanifikuar. Për kë të edhe ata po hezitojnë”, tha ai, transmeton kp.

Por sipas Halitit, kalimi i shpejtë në Kuvend i marrëveshjes së demarkacionit do të përshpejtonte edhe procesin e liberalizimit të vizave.

Megjithatë, ai ka shprehur brengën se marrëveshja mund të mos kalohet pasi koalicioni PDK-LDK nuk i ka votat e mjaftueshme.

Exit mobile version