Site icon Telegrafi

Po fluturonte nga Serbia, pamje që tregojnë përplasjen si një ‘top zjarri’ dhe gjurmët që la aeroplani me municion pasi u rrëzua në Greqi

Një aeroplan mallrash ukrainas i cili po fluturonte nga Serbia për në Jordani dhe që u rrëzua në Greqinë veriore të shtunën vonë po transportonte municion për në Bangladesh.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat e huaja, e konfirmuar edhe nga autoritetet në Ukrainë, aeroplani Antonov An-12 kishte tetë anëtarë të ekuipazhit ukrainas, të gjithë të vdekur, përcjell Telegrafi.

Një zyrtar në firmën e ngarkesave Meridian i tha Reuters: “Sigurisht që ata nuk i mbijetuan kësaj”.

Dhe kanë qenë dëshmitarët okularë që kanë filmuar përplasjen e “topit të zjarrit”, me shpërthimet që vazhduan për dy orë dhe rrënojat që digjeshin deri në mëngjes.

Lexo po ashtu Një aeroplan që po fluturonte nga Serbia në Jordani rrëzohet në Greqi – mediat serbe thonë se ishte i mbushur me municione dhe eksploziv

Ndërkohë janë publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes që treguan “gjurmët”, si dhe mbeturinat, të shpërndara në fusha, përcjell Telegrafi.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë ka thënë gjatë ditës së diel se aeroplani mbante 11.5 ton produkte të prodhuara nga industria e saj e mbrojtjes dhe blerësi ishte ministria e mbrojtjes e Bangladeshit.

Lexo po ashtu Aeroplani që po fluturonte nga Serbia dhe u rrëzua në Greqi bartte 11.5 ton municione – ministri serb jep detajet

Nebojsha Stefanoviç shtoi se ngarkesa e aeroplanit ishte në pronësi të kompanisë serbe Valir, një kompani tregtare e regjistruar për të kryer aktivitete të tregtisë së jashtme të pajisjeve ushtarake të armatimit dhe produkteve të tjera të mbrojtjes.

Televizioni shtetëror ERT tha se sinjali i aeroplanit humbi menjëherë pasi piloti kërkoi ulje emergjente nga autoritetet greke të aviacionit për shkak të një problemi me motorin. /Telegrafi/

Exit mobile version