Site icon Telegrafi

Po fluturonte me aeroplan, i hapet kapaku mbrojtës në kabinë – holandezja detyrohet të bëjë ulje emergjente

Ky është momenti kur pilotes i hapet kapaku i xhamit i kabinës së aeroplanit me të cilin po fluturonte – duke e detyruar të bëjë ulje emergjente.

Bëhet fjalë për piloten holandeze Narine Melkumjan, e cila shpërndau videon rrëqethëse në rrjetet sociale, ku u krijua një situatë e tensionuar pasi iu hap kapaku i xhamit i kabinës së fluturakes Extra 330 LX.

Kjo e detyroi që të bëjë ulje emergjente, pavarësisht se kishte probleme të shoh nga shpejtësia e madhe dhe ajri që e godiste me shpejtësi në fytyrë.

Por pasi zbriti në pistë pa ndonjë problem, ajo u pa duke fërkuar sytë që i ishin skuqur dhe dukej e shokuar me atë çfarë i kishte ndodhur.

Ajo çfarë ia vështirësoi më shumë punën gjatë aterrimit ishte mungesa e një helmete dhe maskës me oksigjen. /Telegrafi/

Exit mobile version