Site icon Telegrafi

Po filmonte veten duke skijuar në alpet franceze, britaniku 11-vjeç bie në gropë – babai përdor pajisje të veçanta për ta shpëtuar

Një baba në Britani të Madhe ka fituar epitetin e heroit, kjo për faktin se ka arritur ta shpëtojë djalin e tij që kishte rënë në një gropë derisa po skijonte në alpet franceze, shkruan BBC.

Fox Campbell, 11-vjeç, që ka përvojë në skijim, po zbriste poshtë kodrës kur ra në një gropë një metër e gjysmë të thellë, transmeton Telegrafi.

Por ishte babai i tij Gillon, që përdori pajisje të veçanta për të gërmuar dhe nxjerr të birin e tij që kishte mbetur pa oksigjen nën borë.

Të ftuar në emisionin e mëngjesit në BBC, kanë rrëfyer përvojën e tyre në alpet franceze si dhe kanë transmetuar pamjet e momentit të shpëtimit.

E gjitha kjo mundësia falë kamerës që ky i ri e kishte të vendosur në helmetë dhe po filmonte skijimin nëpër alpe. /Telegrafi/

Exit mobile version