Telegrafi

Po eksploronin natyrën, 10 turistë bllokohen në Bogë

Një grup eksploruesish prej 10 personash kanë mbetur të bllokuar në Bogë të Shqipërisë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se gjatë zbritjes nga maja e malit ku ndodheshin, turistët janë bllokuar dhe njëri prej tyre është dëmtuar.

Forcat e sigurisë kombëtare dhe forca të policisë janë nisur në ndihmë të tyre.

Detaje të tjera priten në vazhdim.

Boga është një fshat i vogël në Malësi të Madhe me rreth 65 shtëpi.

Një pjesë e të rinjve kanë emigruar vitet e fundit, por ka prej atyre që janë kthyer duke investuar në agroturizëm dhe ngritjen e bujtinave.

Kulla dhe Buni i Bajraktarit janë dy nga investimet më të rëndësishme në të gjithë pjesën shqiptare të Alpeve.