Ishte duke ecur në rrugë kur tre persona të dyshuar e kishin futur në veturë dhe nën kërcënimin e armës, e kishin sulmuar fizikisht duke i kërkuar 8,000 euro një personi në Prishtinë.
Viktima kishte arritur të largohet pasi ua kishte dhënë 125 euro që i kishte me vete.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë është rrëmbyer nga tre persona të dyshuar, të cilët e kanë futur në veturë dhe nën kërcënimin e armës, duke e sulmuar fizikisht i kanë kërkuar një shumë parash prej 8000€ ndërsa i kanë grabitur 125€ të cilat i kishte me vete. Viktima ka arritur të ik-largohet , rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, njofton Policia e Kosovës./Telegrafi/