Federico Chiesa e ka publikuar një video në rrjetet sociale duke treguar se po i bën hapat e parë drejt rikuperimit.
Anësori i Juventusit pësoi rupturë të ACL-së (ligamentit kryeqëzues të përparmë) të gjurit të majtë gjatë fitores (4-3) ndaj Romës në muajin janar dhe u detyrua t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjike.
24-vjeçari nuk do të mund të luajë këtë sezon, mirëpo ky lëndim mund të ndikojë edhe në (mos)paraqitjen e tij në Kampionatin Botëror në Katar (në rast se kualifikohet Italia).
Në një video të shpërndarë në Instagram, Chiesa shfaqet duke bërë disa hapa me kujdes, ndërsa e ka shoqëruar me përshkrimin: “Po eci sërish”.
Shumë futbollistë dhe tifozë e kanë pëlqyer videon dhe kanë shkruar komente mbështetëse dhe motivuese për shërimin sa më të shpejtë të anësorit të Juventusit. /Telegrafi/