Site icon Telegrafi

A po e shet Barcelona, Deco zbulon situatën e Araujos

Deco më në fund ka folur hapur rreth të ardhmes së Ronald Araujos.

Drejtori sportiv është pyetur edhe njëherë nga gazetarët nëse mbrojtësi uruguaian do të shitet në afatin kalimtar veror.

Deco ka thënë se Araujo është një lojtar kyç për klubin dhe e shohin të ardhmen tek ai.

Lexo po ashtu Mourinho ka ateruar në Barcelonë, pyetet nëse po bëhet trajner i gjigantit katalunas

“Ai është një nga lojtarët kyç për Barcelonën në të tashmen dhe të ardhmen”, ka thënë fillimisht portugezi.

“Ne nuk po mendojmë ta shesim atë, ne duam që ai të jetë i lumtur dhe kjo tregohet çdo ditë”.

“Nuk ka asgjë për të folur. Gjëja e rëndësishme është se ai është këtu me mendje dhe zemër”, vazhdoi Deco. /Telegrafi/

Exit mobile version