Telegrafi

“Po e dëmton imazhin e futbollit spanjoll”, Florentino Perez godet Barcelonën për ‘rastin Negreira’

Që kur u publikuan lajmet për marrëdhënien e mëparshme të Barcelonës me Enriquez Negreira në muajin shkurt, është një histori që ka dominuar futbollin spanjoll. Ky rast gjithashtu ka bërë që të thyhen edhe më tutje marrëdhëniet mes dy klubeve më të mëdha të Spanjës.

Kur u raportua se Barcelona do të akuzohej nga prokurorët për “çështjen Negreira”, Real Madridi njoftoi se do të shfaqej si palë e dëmtuar, gjë që nuk u prit mirë në Kataluni.

Rasti është ende në vazhdim, dhe sot (e shtunë) gjatë asamblesë së përgjithshme vjetore të Real Madrid, Presidenti Florentino Perez trajtoi situatën, ku vendosi ta ‘godas’ rivalin e tyre.

Lexo po ashtu Laporta për rastin e ryshfetit: Tifozët e Barcelonës mund të jenë të qetë, ky rast do të arkivohet

“Ne duhet të respektojmë sistemin e drejtësisë. Nuk është normale që një klub futbolli t’i ketë paguar 8 milionë euro për 20 vjet Zëvendës Presidentit të Komitetit të Gjyqtarëve”.

“Na pranuan si të dëmtuar. Është një rast i një graviteti të madh dhe po dëmton imazhin e futbollit spanjoll”, ka thënë presidenti i Real Madridit.

Barcelona ka ruajtur pafajësinë e saj gjatë gjithë rastit, ndërsa Real Madridi do të jetë i vëmendshëm ndaj proceseve ndërsa ato përparojnë. /Telegrafi/