Site icon Telegrafi

“Po e bënte vetëm për një fotografi”: Politikani britanik kritikohet ashpër, për veprimin që bëri gjatë duartrokitjeve për punëtorët shëndetësorë

Udhëheqësi i ri i Laburistëve, Sir Keir Starmer, shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale pasi pyeti mediat “a keni atë që ju nevojitet” në fund të orës 8 të mbrëmjes gjatë “duartrokitjeve për kujdestarët tanë”.

Sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, ai mori pjesë në gjestin e përjavshëm të vlerësimit të punëtorëve shëndetësorë në një transmetim të drejtpërdrejtë të Sky News por ndaloi befas.

Ai ishte i shoqëruar nga gruaja e tij Victoria Starmer dhe ata të dy qëndruan jashtë shtëpisë së tyre për të marrë pjesë në duartrokitjet një minutëshe.

Kështu njerëzit në Twitter ishin të zemëruar dhe pretenduan se ai ishte thjesht duke përdorur situatën për një ‘mundësi fotografimi’ dhe thanë se i gjithë incidenti ishte një ‘dështim’.

Por Marc Ward, kameramani Sir Keir më vonë sqaroi se udhëheqësi i Laburistëve sapo kishte dashur të merrte vajzën e tij e cila po tentonte të kalonte rrugën. /Telegrafi/

Exit mobile version