Pas incidentit të fundit me alkoolin, banorët e shtëpisë, të mbledhur jashtë për një bisedë, u përballën me një situatë të tensionuar kur iu afrua Gjesti.
I pari që reagoi ishte Aldo, i cili e sulmoi me fjalë, duke i thënë: “Hajde, snitch i vogël”.
Ndërkohë, Jozi e ironizoi duke i thënë me një ton tallës: “A po don një copë bukë, bubi, bubi i vogël?”
Ndërsa Gjesti filloi të qeshte, disa prej banorëve aluduan se ai mund të kishte konsumuar alkool, duke komentuar: “Paska pirë”.
Jozi vijoi me ironinë e tij, duke e imituar Gjestin kur i konsumon dhjetë birra: “O s’ka puls”.
Nga ana tjetër, Danja iu drejtua me një këshillë me tone të ashpra: “A di çka e këshilloj unë? Të kapësh ndonjë situatë nga grupi yt, se jeni gropë, që të dalësh mirë në lojë të paktën”.
Gjesti vijoi të qeshte pa dhënë ndonjë reagim të drejtpërdrejtë, gjë që e shtyu Danjën t’i thoshte: “Qesh mirë kush qesh i fundit”.
Situata mbetet e tensionuar mes banorëve, teksa përplasjet verbale dhe ironitë po bëhen gjithnjë e më të forta në shtëpinë e Big Brother. /Telegrafi/