Një burrë po intervistohej për një televizion lokal në Mephis, SHBA, lidhur me temën sa i përket zvogëlimit të përqindjes së krimit, kur u detyrua ta lë në gjysmë intervistën pasi u dëgjuan disa të shtëna armësh në mes të rrugës në qendër të qytetit.
Yolanda pritej të diskutonte për planet e qytetit dhe sundimin e ligjit, sa i përket disa rregullave që do të duhet të aplikoheshin tek të rinjtë, kur befasisht u dëgjuan disa të shtëna.
Ishte ajo, gazetari dhe kameramani që ndërprenë transmetimin nga frika se mund ta pësojnë nga ndonjë plumb që shkrepej në afërsi, transmeton Telegrafi.
Ky moment u kap nga kamerave dhe u transmetuar nga televizionin ABC24 në Memphis. Për fat të mirë askush nuk është lënduar në këtë incident, ndërsa policia akoma nuk e ka arrestuar askënd.
Yolanda po bëhej gati të prezantohej, kur filluan të shtënat dhe ajo u pa e tmerruar duke tentuar të ikë dhe t’i shpëtojë më të keqes. /Telegrafi/