Telegrafi

Po diskutohej rreth takimit ndërmjet Putinit dhe Lukashenkos, një vajzë e zhveshur u shfaq në ekran – ky ishte reagimi i të tjerëve

Televizionit ukrainas iu desh të ndalonte transmetimin e intervistës me një ekspert rus rreth “takimit të dy diktatorëve”, Vladimir Putin dhe Alexander Lukashenko.

Arsyeja e ndërprerjes ishte paraqitja e një vajze të zhveshur në ekran, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Siç thuhet më tej, bëhet fjalë për ekspertin Dmitry Elovsky që ishte gati të fillonte t’i përgjigjej pyetjeve të nikoqirit, por pati një pauzë të vështirë sepse ai nuk e dëgjoi pyetjen.

“A po ndodh diçka atje? Unë nuk mund të dëgjoj asgjë”, pyeti ai personin prapa ekranit të kompjuterit.

Vajza më pas e ktheu ekranin drejt saj, e zhveshur nga beli lart.

Elovsky shpejt e ktheu ekranin përsëri kah vetja, transmetimi i intervistës u ndërpre menjëherë për shkak të “vështirësive teknike”, dhe drejtuesit vazhduan me emisionin. /Telegrafi/