Një burrë ka sulmuar me thikë një tjetër burrë që po digjte Kuranin jashtë Konsullatës Turke në Londër.
Në skenat dramatike, sulmuesi mund të shihet duke iu afruar burrit me një thikë në dorë.
Pamjet e postuara treguan një burrë me çantë shpine dhe kapelë duke djegur Kuranin jashtë Konsullatës Turke në Rutland Gardens, Knightsbridge, Londër.
I njëjti më pas u sulmua nga personi tjetër, i cili e pështyu dhe e goditi me shkelma, shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi.
ADMIN POST.
So @Coskun78139987 burnt a copy of the Koran outside the Turkish embassy in London today.
And was attacked by a knife wielding lunatic.
Legacy media pretending it didn’t even happen. pic.twitter.com/ki52RrYhAK
— Tommy Robinson 🇬🇧 (@TRobinsonNewEra) February 14, 2025
Policia ka njoftuar se ai është dërguar në spital me lëndime, pa asnjë plagë me thikë.
Ndërsa sulmuesi është arrestuar për posedim arme dhe lëndime.
Dikush në X pretendonte se personi që po e digjte Kuranin po protestonte kundër presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
“Ndërsa djega Kuranin, u sulmova me thikë. Erdhi ambulanca dhe policia”, tha ai.
Ndryshe, këtë akt ai e kishte paralajmëruar edhe më herët. Ai tha se do të shkonte në Londër për të djegur librin ‘për Salwan Momika’.
Momika u vra në Stokholm, pasi dogji Kuranin jashtë Xhamisë Qendrore të Stokholmit në vitin 2023. /Telegrafi/