Site icon Telegrafi

Po dështon ideja e Superligës Evropiane – Chelsea e Manchester City kanë dyshime

Ideja për krijimin e Superligës Evropiane tani ka marrë një kthesë tjetër dhe ka dyshime të mëdha.

Aktualisht janë 12 klube që kanë pranuar njëzëri se janë themeluese të garës më të re në sportin më të ndjekur në botë.

Por, sipas asaj që raporton The Guardian, Chelsea dhe Manchester City kanë dyshime tani me krijimin e Superligës Evropiane.

Lexo po ashtu Referimi në Superligën Evropiane do të jetë tjetër nivel – gjyqtarët do të jenë të pajisur ‘deri në dhëmbë’

Diskutimi u bë sot (e marte) në mbledhjen e mbajtur nga UEFA, pasi u bë e ditur se dy klube mund të përjashtohen.

Shtëpia e futbollit evropian ka bërë të ditur se klubet që tentojnë të themelojnë një garë tjetër, do të përjashtohen nga çdo kompeticion tjetër, përfshirë këtu edhe ndeshjet me kombëtare për lojtarët. /Telegrafi/

Exit mobile version