Telegrafi

Po debatonin rreth shamisë, myftiu rrihet me këpucë gjatë transmetimit LIVE (Video)

Një sherr në një emision në transmetim të drejtpërdrejtë ka shpërthyer kur një myfti australian është rrahur me këpucë nga një avokat egjiptian.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, sherri ka ardhur pas një mosmarrëveshje të ashpër mbi çështje fetare, në një nga televizionet egjiptiane.

Lexo po ashtu U filmua teksa puthte një të panjohur, i dashuri befason me reagimin e tij! (Foto/Video)

Lufta shpërtheu gjatë një diskutimi në lidhje me shaminë, të cilën imami nga Sidnej, Mostafa Rashid, e sheh si një traditë kulturore dhe jo një detyrë fetare.

Por avokati egjiptian Nabih al-Wahsh nuk u pajtua me pozicionin e Rashid – gjë që ka bërë që palët të kalojnë në ofendime personale – pas së cilës Wahsh hoqi këpucën dhe fillojë ta godiste imamin.

Stafi i emisionit shihen duke vrapuar për të penguar rrahjen, pas së cilës Rashid mbledh gjërat e tij dhe e lë studion. /Telegrafi/