Telegrafi

Po bënte “surf” në plazh, droni filmon peshkaqenin gjigant duke notuar afër të riut australian (Video)

Një djalë i ri që po bënte “surf” me dërrasë, nuk e kishte ditur që rreth tij po sillej një peshkaqen gjigant.

Por këtë pamje të frikshme e ka filmuar një dron në plazhin North Avok në Australi, ku mund të shihet se si peshkaqeni i llojit tigër noton pothuajse nën këmbët e të riut, transmeton Telegrafi.

Fillimisht dukej se peshkaqeni ishte i interesuar ta kapë të riun, por pas pamjeve të publikuara ai në fakt po vraponte pas një tufe peshqish të vegjël.

Sipas ekspertëve ky lloj peshkaqeni nuk është agresiv, megjithatë mund të shkaktojnë panik pasi shpesh notojnë shumë afër rërës së plazheve. Por, nëse dikush i provokon, dinë të jenë të rrezikshëm. /Telegrafi/