Telegrafi

Po bënte “surf” mbi dallgë, 9-vjeçari rrëzohet kur peshkaqeni del mbi sipërfaqe të ujit dhe e godet – shpëton pa ndonjë lëndim

Një video e pazakontë është filmuar në një plazh të bukur të Floridës, ku një djalë 9-vjeç që po bënte surf në dallgë, ka kapur me kamerë momentin kur derisa po lundronte mbi dallgë një peshkaqen del mbi sipërfaqe të ujit dhe i rrëzohet kur e godet.

Chandler Moore shihet në video kur derisa po qëndronte me dërrasë mbi dallgë në plazhin New Smyrna ku ishte i shoqëruar nga babai Shaun, befasisht shfaqet peshkaqeni që e godet në trup dhe i riu nga frika rrëzohet në ujë, transmeton Telegrafi.

Kënaqësia e tij mbi dallgë nuk zgjati më shumë se 10 sekonda, pasi Chandler përfundon në ujë kur “mysafiri i paftuar” e godet pasi del mbi sipërfaqe.

Për fat të mirë i riu nuk ka pësuar ndonjë lëndim, pasi vrapoi menjëherë tek babai kurse peshkaqen u largua pa iu vërsulur. /Telegrafi/