Site icon Telegrafi

“Po bëhet nami” – Sara Kolami i tregon Drilonit informacione nga jashtë, i tërhiqet vërejtja nga produksioni

Së fundmi është bërë virale një video e banores së Big Brother VIP, Sara Kolamit.

Ajo po qëndronte në oborr me Drilon Ramën, të cilit i kërkoi që të afrohej për t’i treguar diçka në vesh.

“Jashtë po bëhet nami”, i tha ajo.

Foto: Screenshot/TikTok

“E ku po e di ti”, ia ktheu në anën tjetër boksieri.

Lexo po ashtu Momenti kur Gjesti futet në studio pas daljes nga Big Brother, nuk ndalen duartrokitjet nga publiku

Asaj më pas ia tërhoqi vërejtjen produksioni duke i thënë disa herë: “Kujdes mikrofonin”.

Foto: Screenshot/TikTok

E njëjta ka lënë të nënkuptohet se ka informacione rreth asaj që po ndodh me ta në këtë format.

Vlen të ceket se të hënën nga Big Brother VIP Kosova 3 u largua Gjesti, pas një televotimi kokë me kokë me Drilonin.

E finalja e madhe e këtij reality shou do të jetë më 24 janar. /Telegrafi/

Exit mobile version