Telegrafi

Po bëhen plane për një mega-luftë mes Wilderit dhe Joshuas

Anthony Joshuas i është thënë se Deontay Wilder është gati të negociojë për një super-luftë në Wembley vitin e ardhshëm.

Amerikani u rikthye fundjavën e kaluar duke e mposhtur Robert Helenius brenda tre minutash në Nju Jork me një nokaut brutal.

Përpara ndeshjes së rikthimit, menaxherja e Wilder, Shelly Finkel mori një ftesë nga promovuesi i Joshuas.

“Ne thamë në konferencën për shtyp se varet se çfarë do të shfaqet këtë javë. Qoftë Oleksandr Usyk, apo Hearn duke bërë ofertën” ka thënë ajo fillimisht.

“Është qesharake me Eddien, ai bëri të gjitha këto deklarata të mëdha më parë, ‘Oh, u përpoqa dhe u përpoqa, Shelly nuk dëshiron të flasë me mua”.

“Unë thashë se do të flisja me të, por pas luftës, sepse atëherë ka kuptim, ky është realiteti. Gjithmonë kam thënë se nuk kishte asnjë arsye për të folur para ndeshjes, por ne jemi gjithmonë të gatshëm të flasim me të”, ka shtuar më tej Finkel

Promovuesja madje është e përgatitur të dërgojë Wilderin jashtë Amerikës, qoftë për një marrëveshje mega-monetare në Lindjen e Mesme apo një luftë në Angli. /Telegrafi/