Telegrafi

Po bëhej gati të shkonte në spital për të lindur, i ndodh në ashensor – brazilianen e asiston bashkëshorti

Një grua që u fut në ashensor me bashkëshortin dhe po priste që të bëhej gati për t’u nisur në spital për të lindur foshnjën, i rastisi që këtë ta bëjë brenda ashensorit.

Ngjarja ka ndodhur në ashensorin e një ndërtese në pjesën qendrore të Brazilit, ku bashkëshorti i saj, mjeku Danilo Almeida, që ishte në zyrën e tij u alarmua nga gruaja Deborah Bittar, se po bëhej gati të shkonte në spital për të lindur, transmeton Telegrafi.

Por kjo i ndodhi asaj derisa ishin në ashensor dhe ai menjëherë reagoi, duke e asistuar që ta sjellë në jetë vajzën e tyre Julia.

Ajo më pas u dërgua me urgjencë në apartament për të pushuar.

Këtë moment e ka kapur kamera brenda ashensorit, ku Almeida menjëherë reagoi duke e ndihmuar që ta sjellë në jetë vajzën.

“Ndodhi gjithçka shpejtë. Po bëheshim gati të shkojmë në spital, por ndodhi në ashensor”, tha Almedia. /Telegrafi/