Telegrafi

Po bëhej gati të nisej nga aeroporti i Pekinit, aeroplani përfshihet nga zjarri

Aeroplani “Airbus A330” i aviokompanisë “Air China”, është kapluar nga zjarri në aeroportin e Pekinit derisa pasagjerët po futeshin brenda.

Zjarri ka shpërthyer në hapësirën e bagazhit, kurse ekipet emergjente kanë reaguar me shpejtësi për ta lokalizuar zjarrin, transmeton Telegrafi.

Në ato momente për fat të mirë nuk ka pasur shumë pasagjerë brenda fluturakes. E zjarri siç duket ishte serioz, pasi fluturakja nuk do të mund të riparohet.

Pjesa e sipërme është djegur plotësisht dhe trupi ka pësuar dëmtime serioze, e pasagjerët kanë arritur ta filmojnë momentin kur nga fluturakja fillon të dal tym. /Telegrafi/