Site icon Telegrafi

Plymouth ‘shokon’ Liverpoolin, duke e eliminuar nga FA Cup

Liverpooli ka pësuar humbje nga Plymouth me rezultat 1-0 në kuadër të 1/16 të FA Cup.

Pjesa e parë nuk është se solli diçka të mirë, sa i përket rasteve, ku Liverpooli kishte një rast me James McConnell.

Me të filluar pjesa e dytë, Plymouth fitoi penallti, ku Ryan Hardie ishte i saktë nga pika e bardhë për 1-0.

 

Liverpooli u lëshua në sulm në pjesën e mbetur të takimit, ku fillimisht kishte rast të mirë me Federico Chiesan, por pa sukses.

Darëin Nunez dhe James McConnell pak pa u futur në kohën shtesë tentuan të rrezikonin, por sërish nuk gjetën rrjetën.

 

As dhjetë minuta shtesë nuk i ndihmuan Liverpoolit, ku kishte dy raste me Nunez dhe Kelleher, që nuk shënuan, duke sjellë eliminimin nga FA Cup./Telegrafi/

Exit mobile version