Site icon Telegrafi

“Plumbi i artë”, SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim 20 të arrestuarit

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për hetim 20 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”.

Personat të cilët do të gjykohen janë Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Skerdi Tasi, Enver Diva, Besian Xhixha, Erion Alibej, Florenc Çekrezi, Elvis Koçi (Çaushllari), Ilirian Feci, Asllan Plaku, Ardian Uzuni, Altin Ndoci, Gentian Sharra, Agron Qoli, Petrit Qoli, Fatos Gosa, Agron Qafa, Agim Gjini, Xhulian Hoxha dhe Albert Pashaj.

Në lidhje me Talo Çelën, SPAK ka pushuar pjesërisht akuzat për vrasjen e  Dorian Shkozës e Anxhelo Avdias, ndodhur më 02 mars të vitit 2020 dhe vëllezërve Haxhia, ndodhur më 27 prill të vitit 2020.

Në lidhje me akuzën për vrasjen e Irfan Hazizit, SPAK ka kërkuar plotësimin e hetimeve ndaj Talo Çelës.

Kujtojmë se operacioni ‘Plumbi i Artë’ u zhvillua pas arrestimit të Nuredin Dumanit, i cili në dëshminë e tij zbërtheu vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të kryera gjatë periudhës nga viti 2011 deri në 2022-shin./RTSH

Exit mobile version