Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Lezhë, në fshatin e quajtur “Ishull Lezhë”.
Mësohet se është plagosur në këmbë e në shpatull, Arben Gjini.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45, ndërsa Gjini është transportuar me urgjencë në gjendje të rëndë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Gjini është banues në Mirditë, ndërsa ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshat.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se i plagosuri ndodhej në një kafe me autorin.
Ata ishin ulur bashkë, ndërkohë që mësohet se ata kanë patur një zënkë e më pas ka ndodhur plagosja.
Sipas policisë, nuk ka qenë një autor, pasi një makinë tip “Benz” është gjetur e djegur.
Informacion paraprak
Më datë 27.08.2018, rreth orës 20:45, në Ishull Lezhë, është plagosur me armë zjarri shtetasi A.Gj. 35 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.
Gjithashtu, në Kolsh – Lezhë, është gjetur i djegur mjeti tip Benz, i denoncuar i vjedhur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e plagosjes.
Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorëve.