Të shtëna me armë janë raportuar nga fshati Pllanë i Lezhë mëngjesin e kësaj të shtune.
Mësohet se rreth orës 06:30 persona të paidentifikuar ende kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të një personi me iniciale Gj.P.
Nuk dihen motivet e kësaj ngjarje. Policia ka njoftuar se nga verifikimet paraprake rezulton se asnjë person nuk ka mbetur i lënduar.
Ata ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Policia ka ngritur disa pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës për të gjetur autorin/ët. /tvklan.al/ Telegrafi/