Partia për Lëvizjen e Turqve në Maqedoni ka deklaruar që e ndjek me shqetësim tentimin për t’i amnistuar kriminelët zgjedhor dhe atë të shkeljes së aktit më të lartë ligjor – Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, transmeton Zhurnal.
“Me këtë akt të turpshëm vetëm se legalizohet mashtrimi zgjedhor dhe se drejtpërdrejtë po rrezikohet liria e shtetit tonë. Për atë u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve tanë simpatizuesve, të gjithë turqve mendjelirë dhe të gjithë qytetarët tjerë që t’a mbështesin iniciativën qytetare për mbajtjen e Kushtetutës sot prej orës 18 dhe masovikisht të kyçen në marshin i cili do të fillojë përpara Qeverisë dhe do të vazhdojë deri te Gjykata Kushtetuese”, thonë nga PLT-ja./Telegrafi/
Gjithashtu lexo: HAJDE: Të martën protesta për të zgjuar nga gjumi Gjykatën Kushtetuese