Telegrafi

PLT: Mbaroi epoka fashiste e Gruevskit ku turqit kapeshin për veshi

Në Maqedoni, nga dita në ditë, gjithnjë e më shumë ndjehet liria që rezultoi nga vendimi i qytetarëve e cila u soll më 11 dhjetor, thonë nga Partia për Lëvizjen e Turqve në Maqedoni (PLT). Partia thotë se është e kënaqur që “mbaroi epoka fashiste e Gruevskit, në të cilën turqit kapeshin për veshi dhe maksimalisht shkatërroheshin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shumica e anëtarëve të komunitetit turk në zgjedhje votuan për ndryshime, liri dhe jetë në Maqedoni. Turqit edhe më tej e kanë të njëjtin qëndrim siç tregohet edhe me injorimin e protestave që organizohen nën dirigjimin e të njëjtës bashkësi kriminale të cilët në 10 vitet e fundit e shkatërruan Maqeoninë. Apelojmë te të gjithë qytetarët dhe te të gjithë komuniteti turk të mos bien pre e provokimeve dhe spinave. PLT me përgjegjësi pohon se në ditët e ardhshme do të formohet qeveri e re që do të punojnë për të mirën e të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe turqit, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre partiake’, thuhet në deklaratën e Partisë për Lëvizjen e Turqve në Maqedoni. /Telegrafi/