Bordi drejtues i KRU ‘Hidrodrini’ ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës me një varg pikash për trajtim, diskutim e miratim.
Bëhet e ditur se të gjitha pikat e rendit të ditës në takim, janë aprovuar me plotësim-ndryshime.
“Bordi i Drejtorëve, si organi më i lartë i Kompanisë, në takim, ka aprovuar me plotësim-ndryshime, rekomandimet e KA-së, Draft-Raportin Financiar – Janar 2024, Draftin TM4/23 dhe Draf-Raportin vjetor 2023”, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Komunikata e plotë:
KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë
Menaxhmenti Rajonal
Takimi i rregullt i Bordit të Drejtorëve
Bordi aprovon Rekomandimet e KA-së, Draft-Raportin Financiar – Janar 2024, Draft TM4/23 dhe Draft-Raportin vjetor 2023
Është zhvilluar Mbledhja e rregullt e Bordit të Drejtorëve të KRU ‘Hidrodrini’, në përbërje të z. Jusuf Nikqi – kryetar, znj. Mevlyde Kelmendi-Begolli, z.Simon Balaj, z. Driton Sylqa – Drejtorë dhe z. Dri Cena – Kryeshef Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’.
Në takim kanë marrë pjesë edhe z. Besnik Zeqiraj – Zyrtar Kryesor Financiar i kompanisë dhe znj. Kreshnike Dreshaj – Sekretare e kompanisë.
Bordi i Drejtorëve, si organi më i lartë i Kompanisë, në takim, ka aprovuar me plotësim-ndryshime, rekomandimet e KA-së, Draft-Raportin Financiar – Janar 2024, Draftin TM4/23 dhe Draf-Raportin vjetor 2023.
Në takim janë shqyrtuar dhe elaboruar edhe çështje tjera të planeve 2024, e që të gjitha në interes të konsumatorëve të zonës së mbulueshmërisë.’-thuhet në komunikatën nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ – Pejë.