Plot shkëlqim, Bebe Rexha duket shndritëse në para-ndejën e “Grammy Awards 2020”
Butrint Avdyli
Të premten e 24 janarit, këngëtarja e hitit “Meant to be”, Bebe Rexha i befasoi të gjithë me dukjen e saj.
30 vjeçarja mori pjesë në para-ndejën e ngjarjes më të madhe muzikore të vitit “Grammy Awards”, të organizuar nga Warner Music veshur me një fustan të shkurtër plot shkëlqim.
Bebe Rexha dukej e shndritshme me paraqitjen e saj plot shkëlqim në para-ndejën e “Grammy Awards 2020”.
Fustani i shkurtë ngjyrë gri me xixa, bëri që artistja me prejardhje shqiptare të vë mjaft mirë në pah linjat e saj trupore.
Këto ditë, ajo publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, duke u premtuar fansave se kishte plot këngë të reja që kishte përgatitur, por që nuk po di të zgjedhë se cilën ta publikojë më përpara.
“Njerëzit vazhdojnë të pyesin … po, unë kam shumë këngë të reja. Unë thjesht po përpiqem të kuptoj se cilën ta nxjerrë të parën”, shkroi Bebe Rexha.
Ajo përndryshe do të jetë pjesëmarrëse në “Grammy Awards 2020”, duke prezantuar një nga çmimet ose performancat e mbrëmjes. /Telegrafi/