Telegrafi

Plot 91.553 spektatorë në “Camp Nou” në ndeshjen e Barcelona – Real Madrid për femra në Ligën e Kampionëve – rekord absolut për shikues, shtatë gola të shënuara

91.553 shikues u mblodhën sot në tribunat e “Camp Nou” për të shijuar ndeshjen e dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve për femra ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit, që është pjesëmarrja më e madhe në histori për një ndeshje futbolli për femra.

Kjo ndeshje ka tejkaluar atë me 90.185 shikues që u mblodhën në finalja e Kupës së Botës të vitit 1999 midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Ishte një ditë festive për tifozët e Barcelonës dhe futbollin e femrave në përgjithësi.

Mijëra njerëz, duke përfshirë shumë femra dhe fëmijë, tundnin flamujt dhe shallet e tyre duke inkurajuar Barcelonën, që shkëlqeu në këtë takim.

Në këtë ndeshje u panë shtatë gola dhe Barcelona fitoi 5-2, duke kaluar tutje, pasi edhe në ndeshjen e parë kishin fituar 3-1.

Në fund kishte kohë që lojtaret e Barçës të ecnin nëpër stadium duke përshëndetur të pranishmit.

Kjo ndeshje kishte 1368 spektatorë më shumë se sa finalja e Kupës së Botës 1999 midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës në stadiumin Rose Boël në Pasadena, që deri më sot ishte rekordi absolut për një ndeshje futbolli për femra.

Sa i përket futbollit të femrave, kjo e sotmja theu edhe rekordin në Spanjë për 30,814 shikues më shumë, që ishin në ndeshjen Atlético Madrid – Barcelona në Ëanda Metropolitano në vitin 2019, që deri më sot ishte rekord. /Telegrafi/