Telegrafi

Plot 23 milionë ndjekës në Instagram për Dua Lipën

Dua Lipa (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, po vazhdon të shijojë suksese të shumta në arenën ndërkombëtare.

Përveçse numëron miliona fansa, të shumtë janë edhe personat që e ndjekin atë në rrjetet sociale.

Dua Lipa (Foto: Jeff Schear/Getty Images/Guliver)

Vetëm në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, numri i ndjekësve të saj ka shkuar në plot 23 milionë sosh.

Duke arritur këtë shifër, ajo bëhet artistja shqiptare që numëron më së shumti ndjekës në këtë rrjet social.

Lexo po ashtu Dua Lipa mezi pret t'i shijojë ditët me të dashurin, Isaac Carew

Për shifrën e arritur, Dua bëri një postim për fansat në InstaStory, duke i falënderuar ata.

Dua Lipa feston 23 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram (Foto: Dua Lipa/InstaStory)

Artistja Lipa shkruan se iu dhuron fansave të saj plot 23 milionë puthje, për arritjen e kësaj shifre ndjekësish.

Ndërsa sa i përket muzikës, Dua ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë kënga e saj e re me klip, që njëherësh është edhe temë muzikore nga filmi “Alita: Battle Angel”. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Monica Schipper/Getty Images/Guliver)