Telegrafi

Plot 18 mijë euro për koncertin e pavarësisë ku performojnë MC Kresha, Dafina dhe Gjiko

Mbi 18 mijë euro do të paguhen Dafina Zeqiri, Mc Kresha, Gjiko e katër këngëtar të tjerë të cilët do të këndojnë në koncertin e Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë.

Gazeta inFokus ka siguruar dokumentet që tregojnë se kompania “DIZARIUM”, e cila ka fituar tenderin për organizimet e ceremonisë festës së 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, do të paguhet nga buxheti i shtetit 32,636.50 euro vetëm për këtë koncert.

Gjysma e këtyre parave është paraparë të shpenzohet për pagesën e këngëtarëve, Dafina Zeqiri, Mc Kresha, Gjiko, Lumi B, Rina Balaj, Llumi, Fuego dhe DJ Dagzi, të cilët do të performojnë të dielën.

Rreth 2 mijë euro do të paguhet vetëm DJ Dagzi.

Ndërkaq, në bazë të dokumentacionit, shihet se zbukurimi, dhe dizajnimi për vendin ku do të mbahet koncerti do të kushtojnë mbi 3 mijë euro. Po aq do të shpenzohen për zërim dhe ngrohje.

Te martën, Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë prej 500 mijë eurosh, shumë e cila nuk u la pa u kritikuar nga tek deputetët e opozitës.

Ndërsa kompania “DIZARIUM”, e cila ka fituar këtë tenderë do të marrë në total 300 mijë euro nga ky buxhet.