Site icon Telegrafi

Plot 12 vite nga publikimi i “Hot Right Now”, Rita Ora kujton këngën që e ktheu atë në një divë botërore të muzikës

Rita Ora, këngëtarja shqiptare që ka arritur të bëhet një emër i madh në skenën botërore të muzikës, ka festuar sot 12-vjetorin e lansimit të parë të hitit të saj “Hot Right Now”.

Kënga, e cila u realizua në bashkëpunim me DJ Fresh në vitin 2012, ka qenë pika e nisjes që e çoi Ritën në majat e sukseseve dhe lista të ndryshme muzikore, përfshirë vendin e parë në klasifikimet e Mbretërisë së Bashkuar.

Me një ndjenjë emocioni dhe mirënjohjeje, Rita ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale një mesazh prekës në InstaStory, “!2 vite! Po qaj! Një dekadë që kur kjo doli dhe ju ende më mbështesni. Jam shumë me fat të kem fansa si ju. Jua dua, faleminderit për gjithçka”.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Këto fjalë ishin një reflektim i vlerësimit dhe lidhjes së thellë që ajo ka krijuar me fansat e saj në gjithë botën.

Lexo po ashtu Rita Ora shkëlqen në të bardha gjatë paraqitjes së fundit në "The Masked Singer"

“Hot Right Now” shënoi fillimin e një kariere të mbushur me sukses për Ritën, duke e transformuar atë nga një artiste e re në një divë ndërkombëtare të muzikës.

Ajo u bë këngëtarja e parë nga Kosova që arriti të hyjë me bujë në industrinë e muzikës globale dhe të njihet për talentin dhe prezencën e saj dinamike.

Ky përvjetor është një moment për të kujtuar dhe festuar një udhëtim të jashtëzakonshëm artistik, për të vlerësuar arritjet dhe për të parë me optimizëm të ardhmen që do të sjellë më shumë këngë dhe projekte emocionuese nga ylli i muzikës, Rita Ora. /Telegrafi/

Exit mobile version