Ambasadori i Holandës në Maqedoni, Wouter Plomp, së bashku me zv.avokatin e popullir Naser Veseli dhe përfaqësues nga Asocioni civil MOST, sot kanë qëndruar në Kumanovë ku janë takuar me të rinjtë e Kumanovës, kryesisht studentë me të cilët kanë biseduar për temëm “Maqedonia dhe BE-ja në periudhën parazgjedhore”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Porosia më e rëndësishme është se qytetarët duhet të votojnë dhe se ajo është vota e tyre dhe vota për ardhmërinë e tyre. Qëllimi i këtij takimi është që t’i jepet besim i fuqishëm, para se gjithash njerëzve të cilët duhet ta transmetojnë porosinë se votimi duhet të jetë qëndrim personal. Kush do të na udhëheq këtu pas 11 dhjetorit është vendim i qytetarëve, ndërsa bashkësia ndërkombëtare është këtu vetëm për të monitoruar dhe të sigurojë kushte adekuate për zgjedhje korrekte”, deklaroi Plomp.
Ambasadori i Holandës shprehu kënaqësi që është i pranishëm në Kumanovë, duke përkujtuar se qytetarët edhe pas ngjarjeve të 9 majit të vitit të kaluar treguan se si duhet të ruhen marrëdhëniet ndëretnike./Telegrafi/